top of page

Ajo bukuria femerore

  • Writer: Anila Erindi
    Anila Erindi
  • Mar 8, 2017
  • 1 min read

Bukuria e saj e marrëzishme,

e pabesueshme e si e dalë nga ënderra,

Ëmbëlsia e saj parezistueshme,

me deshirën ta shijosh si "coup d'coeur "

Duart e saja te gërvishtura të rrudhura

mbartin vjetërsinë e kohës denjësisht,

Buzëqeshja e saj e mrekullueshme,

të bën të qeshësh me zë n' kup t' qiellit

Rrahjet parreshtur të zemres saj të shkrijnë

copëzat e akullta si dielli ne pranverë

Trupi i saj paksa i kërrusur nën peshën e viteve, 

ne formën me klasike hyjnore

Dashuria e saj shtrihet në vargmale të pafundme,

të gjelberura me lulet shumëllojshme

Emrin e ka të gdhendur tek ju,

e njihni, e shihni çdo ditë n'mes tuaj ,

është pjese e pandare e juaja,

është AJO qënia e mrekullueshme femërore.

©AniLaErinDi

8 Mars 2017

 
 
 

Comments


bottom of page