top of page

SY BUZËQESHJE

  • Writer: Anila Erindi
    Anila Erindi
  • Apr 20, 2018
  • 2 min read

Ah sa dua, të kundroj Magjine e syve të tu Atë ditë ishin ulur mbi skrivani Dhe diçka heshtur Ndër dhëmbë lexonin Qerpikët shtrirë Në një pentagram muzike Brenda mi-fa-sol nën zë këndonin Ah sa dua ti kundroj Ethshëm ata sytë e tu. Mbështetur ishin diku Në bulevard Në cep të “Fifth Avenue”, Ishte mëngjes krishtlindjesh Gishtat luanin muzikë Gëzueshëm, Sytë të këndonin Mbi një instrument druri Pothuajse të raskapitur Të pangjyrtë Të ç’përfyturuar nga koha Të të them të drejtën As emrin nuk arrija ta gjeja Nuk dija si ta quaja Ndoshta ish kitare.... Eh ç’rëndësi kish instrumenti Apo si ishe veshur ti Me rroba të vjetra lypsi Disa njerëz as kokën s’e kthenin Ca të tjerë largoheshin, nga ty Eh, të shihnin me përçmim Si një tjeter lypës rrugësh Një tjetër dollar për ty! Ti nise të këndoje Lëshoje tingull Melodie të ndrojtur Të drithshme Të ngrohtë E dalë nga gremina e syve. Ah ... ata sytë Mbartinin një magjepsje Një sharm të rrallë Një “Je ne sais quoi “ Një pamje të zotërve Të Jesusit, të shenjtës Mari Të shën Peter me flokë të verdhë E kujt tjetër më thuaj ti... Ata si dy thëngjij ishin shuar Brenda në vullkan dashurie Ndërthurur Ëmbël me Buzëqeshjen Zbritur nga hëna në tokë. Çdo thëngjill prushi Thërmohej lehtas nga sytë Mbi buzët e tij Dhe atje kthehej Në një rrokje muzikore Në varg të thellë me ngjyra tenori Nën tingullin jashtëtokësor Që diku e pata ndjerë Vallë ku? Atë tingull? Në hapsirën mes kontinenteve Në një vijëzim të ndarjes ditë natë Atje ku mendon, se ndodhesh Në natën New Yorkeze Po realisht je në mëngjes Rome. Ai tingull buzëqeshje Kapej mes atij vijëzimi Ishte një soditje e pafundme ... Syri nuk kish ngopje Ishte një buzëqeshje e paanë E pakonturtë. Si ata sy shtrirë në infint Mes imagjinatës të paskajshme Atje ku del ai zë i pamposhtur Zhveshur nga rrobat e ajrit Shponte nerv pikëtakimthi Thembrën e Akilit Dhe teksa ethshëm E dëgjoje Nuk dihej Nëse Ti jetoje.... April 18, 2018 @AniLa ErinDi 

Recent Posts

See All
Më the....

Më the .... Të dëgjova tek flisje me mua Të dëgjova tek më rrëfeje Çdo ditë hapat e tua Tek me flisje për vendin tim Edhe vendin tënd...

 
 
 

Comments


bottom of page