Eiffel shqip
- Anila Erindi

- Mar 28, 2017
- 1 min read
Eiffel,
qëndron atje,
gjigandërisht e lartë,
e gjitha si nje magji,
e gjitha si me flori,
e bukura Eiffel.
Sa prej nesh,
kanë ëndërruar,
të jenë këtu tani,
të shijojnë,
magjinë e momentit.
Sa prej nesh,
kanë pranuar,
të jepnin,
çdo gjë në botë,
për të qënë këtu,
pranë gjigandeskes
Eiffel.
Ti je,
ikona e dashurisë,
simbol i paqes,
në këmbë qëndron,
titanikja Eiffel.
Mbretëron mbi gjithcka
mbi cdo ekzistencë,
joshëse e bukur,
e lartë Eiffel.
Ky qytet,
emrin e ka të madh,
veçanërisht,
për shkakun tënd,
qëndron e lartë,
Eiffel.
Qëndron e fortë,
qëndron për mua,
qëndron edhe për ty,
joshëse siç je,
është kënaqësi
takimi me ty.
Eiffel si bishë,
gjigande,
e lartë joshëse
e bukura
Eiffel.
Ti je madhështore,
ke tënden hijeshi,
ti je e mrekullueshme,
ti je monumentale,
ke nje tjeter bukuri.
Ti je fantastike,
ti je gjigande,
e pamposhtur je ti,
ti mbart të bukurën,
egërsi,
e madherishme je Ti.
joshësja Eiffel.
E dashurura,
unë me fat,
që ndodhem këtu,
kaq pranë,
prekjes tënde,
Eiffel.
Është e ditur,
që prej këtu,
dashuria,
s'do jetë më e huaj,
Eiffel,
Ajo do tju flasë,
me një ndrojte,
do t`ju perkëdhelë,
do hyjë brenda,
zemres suaj,
si lule do të çelë.
E adhurueshmja,
e magjishmja,
e mrekullueshmja
joshësja Eiffel !
19 Mars 2017
AniLaErinDi



Comments