top of page

Njeriu i verber (Blind man - Amélie Poulain)

  • ©AniLaErinDi
  • Apr 3, 2017
  • 2 min read

Ai ishte i dëshiruar për të parë, Ai ishte i dëshiruar për të dëgjuar, Rrjedhën e ujit, Në kalldrëmet e Parisit, Të dëgjonte tingujt e muzikës së vjetër, Duke kaluar nëpër Montmartre, Përmes zhurmës së makinave, Duke shumëfishuar gëzimin e rutinës së mëngjesit, Mes gëzimit dhe shushurimave te larmishme te rruges, Nën diellin e ëmbël te marsit ... ......................... Ajo erdhi papritur me ngadalë nga pas, Me një prekje të lehtë dhe të palëkundur, Duke folur atij me një zë të ëmbël e melodioz, Rrëmbeu krahun e tij butësisht, I drejtoi bastunin per nga rruga, Dhe i tha, atëherë shkojmë "Allons-y", Të dy filluan të ecin me hapa të shpejtë, Të mahnitur nëpër rrugët e Parisit. Ajo ecën pranë tij duke i folur papushim, Ajo i thotë atij me gëzim se sa e bukur, Eshtë dita e re e sapolindur. Ajo i thotë atij per dyqan e mishit, për kasapin që ka përgatitur copa te ndryshme me tavolinën jashte deres se dyqanit, thërret me zë të larte, ‘’klienta hajde bleni mish të fresket’’. Ajo i tregon atij për dritaren kryetarit të bashkisë, dhe zbukurimet në dritare. Ajo i flet atij për gruan, që po kalon në rrugë perkarshi tyre, ajo është veshur me kapelen e të ndjerit burrë, jo ajo s’e heq atë kapele nga koka, qysh nga dita që ai u largua nga jeta, se nuk mundi ta përtypte vdekjen tragjike. Ajo i tregon atij për dyqanin e karamelve, që ka ekspozuar lolipopsa ngjyra ngjyra në vitrinë, me shumëllojshmërine e shijeve të stinës. Ajo i flet atij me ëmbëlsi për dyqanin e akullores në cep të rrugës, që vazhdon të bëjë akulloren më të mirë në qyetet. Pak me tej, i thote ajo - është nje fëmijë e veshur bukur që i buzeqesh të ëmës nga nga karroca e e kuqe. Vajza i flet atij për dyqanin e frutave, shitësi ka dalë tek dera dhe pret shalqi per klientët, ah.. e ndjen aromën e shalqinit, oh...sa i mire paska dale gjak i kuq me fara te zeza. Vajza vazhdon ti flasë pareshtur plakut të moshuar, Ajo i flet me një gëzim të madh të paparë, Ajo i flet me një pasion të thellë, Ajo i flet me zemrën e saj të bukur, Ajo flet me zjarrin e syve te saj të zinj, Ajo i transmeton çdo emocion të sajin gjallërisht, Me çdo copëz të trupit të saj në lëvizje. Vajza nuk di te pushojë së foluri, Ajo është kurdisur si një tren lodër ne pambarim. ............................................. Ajo e pa të verbërin, Atje në krahun tjetër te rrugës, Ai po mundohej të kaloje rrugën, Një nga rrugët më të ngarkuara të Parisit. Njeriu i verber hapi sytë në pafundësi, Ai hapi zemrën e tij për të thithur çdo gjë qe vajza thoshte, Atij i shpërtheu gëzim dhe lumturia nga çdo qelizë, Ai nuk mund te quhej me një njeriu i verbër! Ai pa gjithçka që ajo vajzë e bukur pa, Ate ditë në rrugët e bukura të Parisit. Ai pa dhe ndjeu atë dashuri të pafundme në shperthim! Ai ndjeu dashurinë e mbarë njerëzimit, Ajo dashuri i përkiste atij, dhe vetëm Atij....

©AniLaErinDi 29 March 2017 Frymezim nga "Blind Man" & Amélie Poulain

 
 
 

Comments


bottom of page