Trishtë
- Anila Erindi

- May 2, 2017
- 1 min read
Trishtë
********
Syni lotin
dot s'e mban
zemra
mllefin pelcet.
Duar t'rrudhuna
dridhen si korda
e violinës
nan dritën
e zbehtë
të pluhnosun
të dhomës
plot vjetërsina.
Dielli zhdukun
n' perendim
duket sikur
s' do çil nesër
me t'bardhin agim ...
2 Maj 2017
©AniLaErinDi




Comments