top of page

Jemi krenare qe jemi shqiptar !

  • ©AniLaErinDi
  • Nov 22, 2017
  • 4 min read

Me daten 20 Nentor 2017, Shoqata e Bashkesise Shqiptaro Kanadeze te Torontos organizoi ceremonine me rastin e muajit te trashegimise shqiptare ne provincen e Ontarios.

Mbremja u prezantua nga aristja shqiptaro-kanadeze Ana Golja, e cila kendoi fillimisht hymin e Kanadase dhe me pas i ftoi te pranishmit ta shoqerojne te kendoje hymnin

Shqiptar, ne ate moment u degjuan me te fuqishme vargjet :- kush eshte burre nuk friksohet por vdes si nje deshmor...


Z. Bujar Zejnullahu, trasmetoi mesazhet e ambasadorit te shqiperise Z.Ermal Muça dhe ambasadorit te Kosoves Z.Lulzim Hiseni, te cilet nuk munden te ishin te pranishem.


Ne kete ceremoni ishin te ftuar perfaqesues shqiptare nga shume shoqata, si motra ne Kanada; shoqata e Hamiltonit, shoqata e Otaves, Shoqata Kulturore Shqiptare Montreal etj.


Kathleen Wynee Kryeminister i Ontarios pershendeti komunitetin nepermjet nje regjistrimi vidéo, ne pervjetorin e muajit Nentor si muaji shqiptar i trashegimise per provincen e Ontarios. Ajo vleresoi punen e MPP Dr.Qaadri dhe MPP Laura Albanese dhe nder ta punen drejtuese me shpirt dhe pasion te Dr. Ruki Kondaj. Ajo cilesoi punen qe te gjithe shqiptaret kane bere ne shoqerine Kanadeze qysh nga koha e ardhjes se shqiptareve te pare ne Kanada. Ajo tha:- jemi krenare me arritjet e shqiptareve ne Kanada.


Me pas vazhdoi me pershendetjen e saj ministrja e emigracionit e nderuara Znj.Laura Albanese , e cila shprehu kenaqesine qe punoi ne kete projekt kaq te bukur dhe qe i vjen ne ndihme komunitetit shqiptar. Ajo tha se pas emerimit si ministre e delegoi punen per miratim te projekt ligjit tek MPP Dr.Shafic Qaadri, i cili beri nje pune per tu admiruar qe dha rezultatet te shkelqyera. Ajo falenderoi te gjithe grupin qe punoi për realizimin e projektit dhe ne veçanti Dr.Kondaj. Ajo tha:- mbiemri im eshte Albanese, por deri me sot nuk e kam bere kerkimin e rrenjeve, por ju premtoj se kur të dal ne pension do bej kerkimet e duhura te gjej rrenjet e mbiemrit Albanese..


Me pas MPP Dr.Shafic Qaadri , pershendeti te ftuarit e parlament duke thene:- Mirembrema te gjitheve! Ai tha duke buzeqeshur, se tashme ministria e emigracionit “drejtohet nga nje shqiptare“ pasi vete ministrja Laura Albanese quhet “shqiptare “ salla nisi te qeshte!! Ai tha gjithashtu se emri tij ka te beje me te madhin Ismail Kadare, pasi mbiemri Kadri eshte dmth ”Kadare”. Ai shprehu krenarine qe festojme pervjetorin e muajit te trashegimise dhe kjo arritje e madhe eshte fale punes se madhe te Dr. Ruki Kondaj iniciatore dhe vazhdimese e ketij projeti se bashku me ministren e emigracionit znj. Laura Albanese, z.Ramazan Kellezi, z.Ilir Lena dhe z. Iliaz Loku. Eshte per tu hequr kapelen te gjithe shqipetareve qe kane punuar dhe mbeshtetur kete projekt. Ai falenderoi komunitetin, foli per pjesemarrjen e tij ne aktivitetet e Shoqates se Torontos, foli per shijet tradicionale te guzhines shqiptare qe ka njohur neper keto festa te bukura, per pranine e nje komuniteti të gjalle, emocionues dhe plot dashuri qe shqiptaret perfaqesojne.


MPP Yvan Baker pershendeti te pranishmit, duke thene sa krenar eshte per arritjet e shqiptareve, gjithashtu ai foli per shqiptaren Ana Golja :- kur e njoha disa vite me pare ajo ishte thjesht nje vajze qe konkuronte neper emisionet dhe donte te bente te njohur emrin e saj , ndersa sot ajo eshte jo vetem eshte nje yll filmi por edhe kengetare, e cila sapo nxorri albumin e saj te ri , urimet me te mira Ana Golja . Fjala e tij u mbyll me fjalet ne shqip:- “jam krenar qe jam shqiptar “, kur keto fjale te arta burojne nga nje MPP Kanadez si Yvan Baker atehere zemrat tona na buçojne ne “kenge e ligjerime“:- siç do thoshte e nderuara Vaçe Zela.


Me tej Bashkesia Shqiptaro-Kanadase vleresoi me çmime anetare nderi figurat e shquara, ikonen e kombit shqiptar diven Inva Mula. Nje çmim nderi ju dorezua edhe MPP Dr.Shafic Qaadri dhe gjithashtu çmim nderi ju dorezua znj. Marjana Zeneli Bulku.


Mbremja vazhdoi me tingujt e magjike te zerit te mrekullueshem te sopranos Inva Mula, mes kengeve te bukura Shqiptare “moj e bukur Arberi”, “Lulebore” te cilat na emocionuan dhe na mbushen syte me lot. Me interpretimin e plot passion dhe origjinalitet te Maestro Jani Papadhimitri gjithashtu edhe me interpretimin e nje nga talentet e reja Rudin Lango.


Ishte nje mbremje e fantastike, e mbushur me kulture me art shqiptar, me patriote te qeshur dhe te gezuar, me parlametare qe duan te pershendesin ne shqip dhe jane te lumtur te gjejme atë fjalen e perbashket “urime “ ose “ gezuar “ ose me bukur akoma “jam krenar qe jam shqiptar “ ose me magjishem te kendojne metingujt e dives Inva Mula.


Ne fund nje koktej me ushqime te ndryshme tradicionale, bakllava, kadaif, byrek, te cilat ishin sponsporizuar nga bizneset e ndryshme Shqiptare shpalosi shijet e memedheut te larget kaq prane.


Ndihesha e lumtur si kryetare e Shoqates Kulturore Shqiptare te Montreal te merrja pjese ne kete event madheshtor, mëse të shqiptarizuar ne sallen e parlamentit kanadez. Puna, palodhshmeria, pasioni i Shoqates se Bashkesise Shqiptaro Kanadeze te Torontos, jane për tu adhuruar. Eksperienca e tyre na frymezon edhe ne shoqata e tjera, te Montreal, te Hamilton, dhe Otaves.


Në nje nga godinat shumevjeçare historike parlamentare te Ontarios, ndertuar ne vitet 1900 me nje arkiteture romaneske u shpalosen madherishem ngjyrat Shqiptare kuq e zi, perkrah atyre Kanadeze! Ky eshte nje nder i madh për kombin tone , te nderuar bashkeatdhetare:-“Jemi krenare qe jemi Shqiptare! “


Nga @Anila Erindi

22 Nentor 2017

Grupi pjesemarres ne event (foto nga Gazmend Rukaj)

Inva Mula , Ruki Kondaj, Rudin Lengo (foto nga Anila Erindi)

foto nga Anila Erindi

foto nga Anila Erindi

Jani Papadhimitri (foto nga Anila Erindi)

 
 
 

Comments


bottom of page