Në parkun e fëmijërisë dikur vrapoja
- Anila Erindi

- Jan 17, 2018
- 1 min read

U zgjova papritur nga e sotmja
sytë fort mes lotësh fërkoja
u përpëlita në shtrat,
fotos me shi s’i besoja
iku, shkoi parku i fëmijerisë
vallë ku shkoi ai ... pyes unë si fëmijë?
me gomë ëndërrash u fshi
lëndoi zemrën dhe ata sy...
Dikur fëmijë tek ti vija të luaja
hyja mes pasqyrave
mes zërave gazmore
mes fytyrave të panjohura
dhe Ty përherë të dalloja.
Vrapoja si e marrë
treni çufff e çuuuffff më ftonte
të hyja në tunelin e errët
ku zërat buçisnin
nga errësira, frika, e papritura
nga muret e errët të myshkët
që zërat mbartnin në çdo molekulë
ndër vite fëmijërie.
Ngjitesha tek rrota e madhe
s’dukesha më fëmijë
ikja lart, shumë lart
kapja qiellin me duart e vogla
kapja pafundsi, ëmbëlsi.
Të luaja të dielën
në parkun e fëmijërisë vrapoja
veç ëndërra sy hapur shikoja...
@AniLa ErinDi
17 janar 2018



Comments