top of page

Ëndërr mbi Drin

  • Writer: Anila Erindi
    Anila Erindi
  • Jan 30, 2018
  • 1 min read

Rrugës mbi ty kaloja Një bukuri përrallore shikoja E heshtur, Pa asnjë gëk-mëk mbeta, Shtanga, u hipnotizova Pamja më goditi Me Drinin u dashurova! Thua t’më mahnisë? Të më heq çdo fjalë? Një perlë Një bukuri Që syri S’ka zemër ta marrë! Ngrihet madhështore Mbi Drin Një luginë Që s’ka shtojzavallë Ti këndojë Bukurinë! Mrekulli e ëmbël Zemrën ma sfilite Shpirtin ma trazove Një Drin i Bardhë Një Drin i Zi Cilin vallë dashurove?

@ AniLa Erindi 

25 January 2018 



 
 
 

Comments


bottom of page