Fjollë-fjollë
- Anila Erindi

- Feb 11, 2018
- 0 min read
Fjollë-fjollë
I pashe fjollë-fjollë
Mbi kapuç të kuq
Më ledhatuan
Më buzëqeshën
Me sy tinzarë
Pëshpëritën
Më dashuruan
Ëmbëlsia më pushtoi
Nuk shoh nga shkoj
Përhumb
Në bardhësi
Mini grimcëz
E ajërt
E ujshme
Drithëron
E padukshme je Ti.
Buzën ma njom
Shpirtin ma lodron
Ah xhelozi
E bardhë
Heshtaz
Ti dimrin dashuron.
@AniLa ErinDi
February 11,2018



Comments