Rikthim në femijëri me Ty.
- Anila Erindi

- Feb 16, 2018
- 3 min read


Është mall, eshte nostalgjike te rikthehesh, ne vitet e femijerise, ose me sakte ne moshen e rinise. Me kujtohen festivalet, dhe ç’rol luanin kenget ne jeten e perditshme. Ne nje nga festivalet nder te tjera mbaj mend kengen qe degjonim nga motrat Irma dhe Eranda Libohova me titull “Ku shkoi valle ai djale”. Festivali zgjaste tre dite, dhe kenget e festivalit perseriteshin ne radio 3 here ne dite. Une rrija me nje bllok shenimesh ne dore qe te shkruaja strofat e kengeve. E di si me duket sikur te gjitha ne, vajzat e benim kete. Nese vertet doje muziken dhe doje te ishe nje nga ata femijet qe te thoje une i di fjalet e kenges, hajde ta kendojme se bashku kengen! Ky per mua ishte gezimi ne qiell te shtate! Here here kerkoja ndihme Hektorit, nje shokut tim nga familje artistesh dhe më gjente tekstet e kengeve sepse tezja e tij, e madhja Zhuliana Jorganxhi ishte poetja e festivaleve, dhe ai me ndihmonte! Kjo ishte ajo dashuria e femijes per artistin ne ato vite, dhe une u brymosa, une femija atehere jetoj ende me kete mall për artistin , për muziken dhe për artin tone. Duke qene e marrosur pas muzikes ndjek shume artiste ne mediat sociale, kur them ndjek jo ne kuptimin “paparazzi” i bezdisshem, unë jam e permallluar dhe ngazellehem kur i shoh dhe i takoj artistet!! Nga ana tjeter ka te beje me faktin qe deshiroja te isha artiste ne jete, por jeta më dergoi te behesha inxhiniere dhe e ndoqa vazhdimesine e saj. Artisten e dashur dhe te shtrenjte Irma e ndjek ne rrjetet dhe me dashuri e komentoja dhe e falenderoja me perzemersi. Gjate vizites time ne Tirane , ne qytetin e zemres time pata nje privilegj te madh ta takoj Irmen. Ne pime nje kafe te dyja. Fluturoja nga emocionet , me dukej vetja femije, mu shfaqen para syve enderrat qe kisha mbyllur ne sirtar prej vitesh. Takimi me Irmen ishte akoma më i bukur seç e pata ëndërruar. Nuk kisha pse behesha dikush tjeter te isha e kendshme ne pranine e saj, isha thjesht vetvetja , ashtu me zerin e larte, më te qeshuren pareshtur, me perqafimi tim vend e pa vend , me syte qe xixellonin si faret e anijeve naten. Isha femija e dikurshme dhe Irma ishte aty me mua, nje miqesi e bukur me nje idhull te atyre viteve. Une nuk kam rreshtur, perseri e ndjek me mall në rrugetimin e saj artistik. S’ka shume dite kur pashe ne rrjetet sociale te artistes Irma Libohova , nje foto te bukur profili, nuk mund ta lija pa nje koment , po vdisja ta komentoja idhullin. Hedh disa rreshta dhe me vershojne nja dy vargje te thjeshta më pas, e postova ne krah te fotos se Irmes! Isha shume e emocionuar , nuk flisja dot më , Kush më njeh e di qe mua nuk mund te me burgosesh duke më marre fjalen , “me mire merrme jeten se fjalen” !! Irma e pa dhe e pelqeu komentin tim te zemres (genuine) dhe me falenderoi jashte mase. Ndersa sot shoh se e kishte postuar mesazhin tim bashkangjitur me mesazhin e saj , me dedikim “ Anila, kjo dashamirese e artit dhe artisteve, me ka bere kete dedikim ne “fb “ E veçova per gjithe dashurine ne keto vargje, e per mirenjohje po e postoj . Të gjitha “pelqimet” I shkojne Aniles ” Me mbushi zemren plot me, me skuqi nga faqet me mijera kilometra larg ndjeva prush ne zemer. Nuk dija si ta falenderoja, I thashe -: te dergoj buzeqeshjen time pafund, syte qe bertasin dhe nuk flasin dhe zemren qe rreh si te kete dale nga kafazi i perjetshem. E dashur Irma Libohova, të faleminderit per emocionet ne rikthim ne moshen e rinise , të faleminderit për artisten e mrekullueshme, te dashur te thjeshte dhe shume njerezore qe je . Të perqafoj me dashuri dhe suksese artiste! Jam në ëndërr, jo nuk e besoj Dikush të më pickojë, Nga ëndërra të më zgjojë Të më flasi, të më këndojë. Dhe më pëlqen kjo ëndërr Plot pathos e plot magji. Nota muzikore mora sot nga ty Insta po më buçet, Ohhh sa shumë dashuri!! E shtrenjta ime IRMA YLL JE TI ❤️❤️❤️ @AniLa ErinDi February 15,2018



Comments