top of page

Tinguj, dëbore ndezin shpirtin tim ...

  • Writer: Anila Erindi
    Anila Erindi
  • Mar 18, 2018
  • 1 min read

Tinguj dëbore mbi kaçurrela zbresin në faqe puthin në buzë pëshpërisin në vesh fjalët e ëmbla më shkelin një sy dëgjoj “Let it be “ 

tinguj ...

tinguj dëbore  ndezin shpirtin tim. Dëgjoj  “Let it snow “ lërmë të bie ... më thonë vjen në heshtje butësisht 

mbi qënien time me dashuri ndjej dritën e jetës frymoj lirshëm 

tinguj ... tinguj dëbore

ndezin shpirtin tim. 

Dëborë e ëmbla e bardha me flokëzat magjepse, bie mbi mua të flakërojë zjarrin e shpirtit tim kuqëson si dielli në perëndim kaltëron si vezullimet e detit ndriçon si nata hënëplotë magjishëm si petalet e kadifta të magnolias çelur në kopështin tim gjelberon si bari përtej gardhit fqinjë tinguj....

tinguj dëbore ndezin shpirtin tim. 

@ AniLa Erindi 15 Mars 2018 

Recent Posts

See All
Më the....

Më the .... Të dëgjova tek flisje me mua Të dëgjova tek më rrëfeje Çdo ditë hapat e tua Tek me flisje për vendin tim Edhe vendin tënd...

 
 
 

Comments


bottom of page