Diku jemi parë!
- Anila Erindi

- Apr 8, 2018
- 1 min read
Diku jemi parë! Unë e ti diku jemi parë në një ekspo pikture në një opera në një koncert muzike klasike diku kemi pirë një kafe në Tiranë në Melbourne në Paris diku kemi qeshur në një teatër në një bar mes miqsh në një nga rrugët tona të gjata, të pafundme diku edhe një gotë e kemi hedhur për miqësinë për dhimbjen për dashurinë diku afër apo larg mes reve mes dy kontinentesh në vijëndarjen tonë imagjinare atje ku ndoshta avioni këmben pathet vërtet s’di ta rrëfej e ç’rëndësi ka ta rrëfej prishet magjia nga rrëfimi ... por di që në zemrën tënde nuk ka distancë ajrore as tokësore ka vetëm shpejtësi ere që të fryn këtej, dhe unë pranë të ndjej... ©AniLaErinDi April 2018 from the cycle “The moment is priceless, so are you..”




Comments