top of page

Më the....

  • Writer: Anila Erindi
    Anila Erindi
  • Apr 17, 2018
  • 2 min read

Më the .... Të dëgjova tek flisje me mua Të dëgjova tek më rrëfeje Çdo ditë hapat e tua Tek me flisje për vendin tim Edhe vendin tënd bashkë Tek më tregoje i çuditur histori, Apo një përrallë të lashtë Tek më mollohisje ç’ndodhi Atje në kafenë përkarshi Më thoje se kush pinte Një wiski, një vodka Apo kush tjetër mori një dopjo raki Më thoje kush bëri fjalë e zallamahi Më the kush u zu, e kush mbajti mëri Më the - ç’thanë njerzit Si ata të dy u vranë e u prenë, Ashtu një i pafajshëm mori dhenë Më the si jetojnë në kushte të vështira Pinë ujë të freskët çezme, dhe Pa shumë salltanete e pa sqimërira Më the si gëzojnë njerëzia, në varfëri Më the ç’bën Të mbijetojë i ziu njeri. Më the mos ki mall për ato kohë Ike larg, jetën ke ndryshuar Ndërsa unë jam ende këtu Jam plakur, jo asgjë s’ka ndryshuar Ndoshta gjërat janë nxirë pakëz Nga pluhuri i rrugës Nga plehrat pa mbarim Nga lulet e paçelura në kopshtin tim Nga njerëzit smirëzinj Një negativ filmi në vend shpirtit kanë Më the jeta ironike vazhdon Ne qeshim, e tallim njëri-tjetrin Dhe ne kur mbetemi të vetëm, Atëherë heshtja mbyt Trishtimi na mbulon Më the .. se ke mall Mos ki mall për mua Mos ki mall për ty ... të thashë S’ke pse të kthehesh përsëri Vitet ecin, bashkë me to eci unë dhe ti Nuk kam mjekër të gjithë si priftëri E ndjej se jam plakur Me rrathët në gropën e syve të zinj Ti dikur mi sodisje me mall Janë thelluar si thëngjilli në mangall Më the nga ne vitet tingëllojnë të ngadaltë Andej nga ty më duken të shpejtë, Të shoh në ëndërr, në rrugën ku ecën Ndoshta është malli që më shpie larg Ndoshta është nostalgji Sa mall për ty, për ditën kur ike ti Eh! shok ... më the eja edhe ti .... Më the ... Të lexoj në rreshtat e librave Here të shoh në stendat në shesh Të dëgjoj në radio e në television Të ndjek në blog Eh s’ është çudi ka edhe bloge tani Më the , kështu erdhi jeta sot .... Më the ....

@AniLa ErinDi

April 17, 2018

 
 
 

Comments


bottom of page