Jetoi shpirti im
- ©AniLaErinDi
- Feb 19, 2017
- 1 min read
Ta mora frymën,
të lashe pa fjalë,
e qetë u lagova,
dalëngadalë.
Shpejt u pendova,
tek ty nxitova,
frymën e fundit,
ëmbël t'dhurova.
Ti nuk më fole,
shumë të shijoi,
edhe pse pa frymë,
shpirti yt jetoi.
Sytë qeshur me panë
plot dritë e gëzim
heshtur me thanë
tek ti
jetoi shpirti im.
24 Janar , 2017


Comments