top of page

Vals në përjetësi

  • ©AniLaErinDi
  • Feb 19, 2017
  • 1 min read

Ish ai çast bukur,

ish ajo lule e çelur,

zemrën teme ka vjedhun,

asht’ e jona kjo dashni.

Ish ajo energji gazmore,

Ish ajo hare flatrore,

ma e ambla, ma e bukra,

asht’ e jona kjo dashni.

Me ty s’ bashku n'lodrim,

me ty s’ bashku n'kërcim,

me ty s’ bashku n'shtegtim,

asht’ e jona kjo dashni.

Ish ai za i dlire,

shpalosur ne ket' hapsir,

ish ma i fuqishmi çlirim,

asht’ e jona kjo dashni.

Me t'naltin oshtim

me dridhjet mes nesh te dy

t'shoh ambëlsisht n'lumturi

asht’ e jona kjo dashni.

T'shoh mes maleve n'blerim

t'shoh mes fushave n'lulzim

t'shoh në qiellin blu

Ku tash je nis n' fluturim.

Oh moj e ambla ime,

oh moj e bukura ime,

oh moj e shtrenjta ime,

e jemja përherë moj dashni.

Kudo une ty t'shikjoj

pafundsisht t'adhuroj

sa duhemi bashkë ne t’dy

asht’ e jona kjo dashni.

As toka as qielli se din,

nje dite do bahemi bashke te dy

t’pandamë ne kët 'pavdeksi

asht’ e jona kjo dashni.

18 Janar, 2017

Recent Posts

See All
Më the....

Më the .... Të dëgjova tek flisje me mua Të dëgjova tek më rrëfeje Çdo ditë hapat e tua Tek me flisje për vendin tim Edhe vendin tënd...

 
 
 

Comments


bottom of page