Ah moj fjalë
- ©AniLaErinDi
- Feb 20, 2017
- 1 min read
Ah moj fjalë,
që s’din të rreshtësh,
ah moj fjalë,
që pret si thika.
Ah moj fjalë,
pse lëndove më thuaj,
atë natë të errët,
atë natë të huaj.
Ah moj fjalë,
sinqertë nga zemra ti dole,
e dlirë e paster,
e pazinxhirtë.
Ah moj fjalë,
atë zemër thërmove,
atë zemër të pastër,
atë zemër të mirë.
Ah moj fjalë,
ta dish të mallkoj,
ah moj fjalë,
me shpirt të urrej.
Ah moj fjalë,
mbrapsht dot s'të kthej,
ah moj tundim mizor,
i kësaj bote,
Ah moj fjalë,
fjala "pendim".
Ah moj fjalë,
ç’të bëj më thuaj,
ah moj fjalë,
pse vallë më dukesh,
se je e huaj.
Ah moj fjalë,
magjinë ti zhbirilove,
ah moj fjalë,
e pamundura fjalë.
Ah moj fjalë,
e vetmja fjalë,
ta thashë "më fal",
heshtur mes lotesh n’trishim,
ish tepër vonë,
trishtimi s’ka kthim…
22 Janar 2017


Comments