E bukura
- ©AniLaErinDi
- Feb 21, 2017
- 1 min read
E bukura,
s'eshte vetem nje peisazh
s’eshte vetem portreti i nje femre
s’eshte nje kenge a nje poeme.
E bukra,
eshte gjithcka qe derdh njeriu
eshte diamant i djerses
eshte lodhja e pafundme.
E bukura,
eshte nje note a fjale
eshte nje ze a nje ledhatim
eshte nje buzeqeshje çilter.
E bukura,
eshte nje tingull i embel
eshte nje perkujdesje
eshte dashuri me sy te zjarrte.
E bukura,
eshte fshehur brenda meje a teje,
si nje gjerdan bukurie,
qe vetem pasioni di ta zbuloje.
Ditar qershor 1991


Comments