Përshëndetjen tënde
- ©AniLaErinDi
- Feb 22, 2017
- 1 min read
Edhe sikur të më përshëndesësh,
si një të panjohur që i tund kokën,
shkarazi në rrugicë,
Përsëri e dua përshendetjen tënde.
Edhe sikur të më përshëndesësh,
ashtu si kamarierin i nje lokali,
që shkel për herë të parë,
Përseri e dua përshëndetjen tënde.
Edhe sikur thjesht,
të vësh buzën në gaz,
padashje a rastesisht pa asnje sentiment,
Përsëri e dua përshëndetjen tënde.
Përsëri e dua përshëndetjen tënde,
sado e largët sado e ftohtë,
me mungon thellësisht,
sytë e kërkojnë, përshëndetjen tënde.
15 Janar 2017


Comments