Mëngjesi
- ©AniLaErinDi
- Mar 1, 2017
- 1 min read
Eh, mëngjesi ...
Mëngjesi ëndërrimtar,
Është ky mëngjes që pres,
Enkas me sy hapur e ëndërroj,
Kjo ëndërr qe nuk dua të shuhet
si kandili ne ditet pa drita,
Kjo ëndërr nuk dua te tretet,
si shpirti i dhëmbsur, i lënguar,
Kjo ëndërr nuk dua të venitet,
si ne historine e ''Harry Poter''
magjikisht dhe pa lënë gjurmë.
Zgjas duart te prek ëndërrën
në qiellin e kaltër,
Eh, është mëngjes,
Ajo eshte e çelur
Ne sythet e pemëve,
Ëndërra lulezon jeten,
dhe drurin e vyshkur,
Endërra e gjelbër,
në barin e tharë nga dimri,
Ëndërra eshte lajmëtare,
në cicërimat e zogjve,
Ëndërra është flladi i mëngjesit
i mbushur me aroma irisesh
e tulipanësh shumëngjyrësh,
Ënderra gëzimi i jetës
në më të largëtin skaj,
Ënderra ajo parajsa e ëndrrave,
ne boten e magjike,
Është ajo ëndrra e ëndrrave
qe lind shkendijen e jetës ne Mars.
Jan. 18,2017.


Comments