top of page

Dashuri e humbur

  • Writer: Anila Erindi
    Anila Erindi
  • Mar 2, 2017
  • 1 min read

Painting by Leonida Afremov "Lost Love"

Më duaj,

me zemër të ngrohtë dhe të gezuar

ashtu si veç ti di të duash.

Më mendo,

të bukur dhe të zgjuar

të thjeshtë dhe të sofistikuar

ashtu si kurrë s'më pate menduar.

Më perqafo,

me krahët tejet të gjate, i lumturuar

ashtu si kurrë s'ke perqafuar.

Më ndje,

me tërë qelizat e qënies tënde,

ashtu si zemra e pandjerë.

Përmallohu,

me gjithë shpirtin tënd të zjarrtë,

me amë të malluar, si gur i përvëluar.

Më dashuro,

me sytë e ndjenjës e pasionit,

ashtu si asnjëherë s'ke dashuruar.

Më trishto,

me dhimbjen e urrejtjen,

se gjithçka të bukur e ke harruar.

Në fund mu largo,

zhdukmu nga sytë këmbët,

MË dhimbjen s'dua ta shoh !!

28 Shkurt 2017

Recent Posts

See All
Më the....

Më the .... Të dëgjova tek flisje me mua Të dëgjova tek më rrëfeje Çdo ditë hapat e tua Tek me flisje për vendin tim Edhe vendin tënd...

 
 
 

Comments


bottom of page