top of page

Botë përralle

  • ©AniLaErinDi
  • Mar 6, 2017
  • 1 min read

Qysh atë ditë që t'kam pa,

kjo zemër ka qa.

Qysh atë ditë që t'ka ndi,

shpirti m’u ka ngri.

Qysh atë ditë që t'ka fol,

ai za asht ba me krah’.

Qysh atë ditë që t'ka prek’,

trupi t’u ka dridh’.

Qysh atë ditë kam n’vesh

t'njajtën muzik’.

A e ndien moj zemër,

ç'ka due me t’than’?

A mundesh moj zemër,

e imja me kan’?

Po, moj zemër,

të gjitha nuk mund t’i them.

Ta shijoj këtë jetë,

ashtu sikur të të kem.

Në ëndrrat e mia,

ty ngahera do të shikjoj

Në tingujt gazmor,

ty kudo do t’ndigjoj,

Në atë qiellin blu,

ty, veç ty do t’shikjoj.

Muza jeme e preferuar,

do të jesh veç ti.

Ti je model i gdhendur,

në përjetësi!!

.....

Në at’ botë të largët përralle,

Unë u shndërrova n’harmoni

Ti mbete,

e mrekullueshmja melodi.

29 Maj, 2016.

Recent Posts

See All
Më the....

Më the .... Të dëgjova tek flisje me mua Të dëgjova tek më rrëfeje Çdo ditë hapat e tua Tek me flisje për vendin tim Edhe vendin tënd...

 
 
 

Comments


bottom of page