Mimoza
- Anila Erindi

- Mar 7, 2017
- 1 min read

Me aromen tënde
gjithe vendin pushton,
nën bocet e verdha,
çdo 7 mars ti lodron.
Ngjyren tënde t' verdhë,
shumë e dashuroj,
m'dhuron kënaqsi,
kur mimozen shikoj.
Mimozat te bukura,
sa dallendyshet ju dua,
lajmëtare pranvere,
jeni ju per mua.
Gëzimi e hareja,
m'shtohet pa pushim,
kur nga pema mimozat mbledh,
fluturon shpirti im!
Mimoza e 7 Marsit
te bukur e çelun te dua,
buqetën e mësuesit,
me ty të thur dua.
©AniLaErinDi
7 Mars 2017


Comments