top of page

Krahët e tu

  • Writer: Anila Erindi
    Anila Erindi
  • Mar 17, 2017
  • 1 min read

Krahët e tu

të cepëzuar

krahët e tu

t'imët.

Krahët e tu

t'shpërbërë pa jetë

mbulojnë hapsirën

ku zeri buçet.

Krahët e tu

si rrjet' merrimange

t'egra si vetë acari

Krahët e tu

t'grisura e t'çjerra

nga dhimbja e kohës.

Krahët e tu

t'thurura si gërshetat

e vajzës s'fshatit.

Krahët e tu

t'shtrira n'vetmi

atje tek dergjet një lumë.

Krahët e tu

kane burrëri

kane hijeshinë

e ngjyrave tokesore

Krahët e tu

shfaqin dashurinë

dhe heshtjen paqësore.

©AniLaErinDi

16 Mars 2017

Foto nga Melina Linda

Recent Posts

See All
Më the....

Më the .... Të dëgjova tek flisje me mua Të dëgjova tek më rrëfeje Çdo ditë hapat e tua Tek me flisje për vendin tim Edhe vendin tënd...

 
 
 

Comments


bottom of page