top of page

Si, sot 20 vjet!

  • ©AniLaErinDi
  • Mar 21, 2017
  • 1 min read

E mbaj mend si sot,

plot 20 vjet kanë kaluar,

te them, ish e djelë,

e shtunë, e merkurë,

jo këtë pergjigje,

s'do ta mbaj mend kurre.

Mbaj mend mire,

dridhesha pareshtur,

thoja po sikur ...

sikur të na kthejnë...

at' emocion t' kllaposur,

mbartja brenda meje.

Zemra s'kish ndjenja,

Ish' pa rrahje,

Ish' e paformë,

Ish' e pa masë,

Ish' si leckë,

E flakur tej, diku larg meje.

Syt' zbehtësisht,

nisën t'më tradhtonin,

gjendjen e trazuar,

vështirë ta mohonin,

lotët zbisnin heshtaz,

pa ndrojtje me lëndim,

n' brendsi t'shpirtit tim.

Arma ime lumtur,

sapo ish' venitur

s'kisha armë tjetër,

at' "Charm " për t'arritur.

15 Mars 2017

Recent Posts

See All
Më the....

Më the .... Të dëgjova tek flisje me mua Të dëgjova tek më rrëfeje Çdo ditë hapat e tua Tek me flisje për vendin tim Edhe vendin tënd...

 
 
 

Comments


bottom of page