Egoismi
- Anila Erindi

- Mar 28, 2017
- 1 min read
Kurre s'e pranove,
ti o njeri i mirë,
që egoismi s'ka brirë.
Sa egoist u tregove,
me sa ligësi,
veç veten doje,
jo s'kish tjeter njeri.
Ishe ti, i shtrenjtë,
më shumë s'e gjithçkaja,
mes teje kish hyre,
egoismi,
ishte prishur dynjaja.
Syte ti mbylle,
pamenduar shumë,
flake tej atë çiltërsi,
zemrën e dogje prush,
shpirtin e thërmove,
dalëngadalë bëre hi.
Atë njeri që lëndove,
sot sheh përkarshi,
ishe ti që mbyte në lumë,
të bukurën dashuri.
©AniLaErinDi
26 Mars 2017


Comments