top of page

Bukuria jote

  • Writer: Anila Erindi
    Anila Erindi
  • Mar 31, 2017
  • 1 min read

Bukuria jote,

fisnike,

bukuria jote,

klasike,

tendosur atje tej,

në gjelbërim,

në pritje,

të t'bardhit agim.

Hijeshia jote,

e pafundme

gërshetuar,

magjishëm,

me dashuri,

stolisin,

tej e përtej,

atë park n'Paris.

Mençuria jote,

ëmbëlsisht,

e përshkruar

me çdo detaj

ai shpirt i çiltër,

i pasur me thjeshtësi,

hijeshon,

në atë park n'Paris.

©AniLaErinDi

31 Mars 2017

Recent Posts

See All
Më the....

Më the .... Të dëgjova tek flisje me mua Të dëgjova tek më rrëfeje Çdo ditë hapat e tua Tek me flisje për vendin tim Edhe vendin tënd...

 
 
 

Comments


bottom of page