top of page

Palmat

  • Writer: Anila Erindi
    Anila Erindi
  • Mar 31, 2017
  • 1 min read

Kur palmat të bien mbi sy,

gjelbërohu me to,

kur qielli të lezaton,

kalterohu me të,

kur dielli të përkedhel,

rrezatohu me të,

kur deti të dallgëzon,

kthjelltësohu me të,

kur hëna natën ta ndriçon,

puthjet dërgoji,

kur toka e artë në gji të fut,

dashuroje se të meriton.

©AniLaErinDi

Mars 28,2017

Recent Posts

See All
Më the....

Më the .... Të dëgjova tek flisje me mua Të dëgjova tek më rrëfeje Çdo ditë hapat e tua Tek me flisje për vendin tim Edhe vendin tënd...

 
 
 

Comments


bottom of page