Lule Maji
- Anila Erindi

- Apr 7, 2017
- 1 min read
Mes lulesh të gjeta,
mes lulesh të lashë,
e prita atë ditë,
me emrin
lule të therras.
Lulet
janë të bukurura,
me arome e freski
ashtu je edhe ti,
kur zemra te çel
me etje më fal,
dashuri.
Ngjyra
të shumellojshme,
të feksura plot freski,
A jane lule Maji?
a jane zemer
plot dashuri?
Mrekullohem
përmallohem,
duke i parë
syte dritë shkelqejnë,
i reflektojnë
lules bukuri.
Më mjafton
një lule
maji të më sjelli
tek Ti.
31 Mars 2017
©AniLaErinDi



Comments