Një ditë mes thinjash
- Anila Erindi

- Apr 7, 2017
- 1 min read
Nje ditë mes thinjash
në rrugën e heshtur,
vetëm me egon,
do te kalosh.
Në çdo thinje t'artë,
egon e rinisë së qeshur,
me mall do kujtosh.
Në secilën thinjë,
do lexosh një fjalë,
do shohësh një portet,
do gjesh atë vajzë,
të marrosur,
mes fije thinjash
emrin e thurur gërshet.
Atë shpirt të qeshur,
padyshim një ditë,
të vetme do ta kujtosh.
Ajo t'solli aq shumë thinja,
jo, s'mund ta harrosh.
Mes notash do ndjesh,
atë që fort të deshi
mes dhimbjesh do shikosh
ata sy me ëmbëlsi.
Ndoshta prush i shuar
shpirti saj do jetë,
me bardhësi hyjnore,
të thinjëzuar,
e tëra në hi mbuluar,
ndoshta zemra e saj,
atë shikim tënd,
jo s'e mban mend.
Ndoshta,
dhe vetem ndoshta,
harresa e thinjëzuar
me kohën,
padashur zuri vend.
©AniLaErinDi
26 Mars 2017



Comments