top of page

Jam kjo që jam !

  • Writer: Anila Erindi
    Anila Erindi
  • Apr 11, 2017
  • 1 min read


Jam kjo që jam Me te qeshuren time Ne kupë të qiellit Jam kjo që jam Me zerin e larte Dhe të zhurmshëm Jam kjo që jam Me këta sy vezhgues Intrigues gjer në zhbirilim. Jam kjo që jam Me trup te imët Dhe me brishtesine time. Jam kjo që jam Me zemer të hapur Dhe shpirt pozitiv Jam kjo që jam Me veshjet e mia Me ngjyra të feksura Jam kjo që jam Dua te mesoj gjithcka Dhe të mos ndalem. Jam kjo që jam Me energji te pafundme Dhe veç positivitet. Jam kjo që jam S'e duroj negativitetin Sapo e ndesh i shmangem. Jam kjo që jam Dhe gjumi për mua Është humbje kohe Jam kjo që jam Faq zymtesise tende Nis të qesh per te larguar vemendjen. Jam kjo që jam Me pelqen qielli i kthjellet I kaltersuar Jam kjo që jam Kur re shoh në horizont Kam tjetër tabllo në kokë Jam kjo që jam Me shijon rrezatimi diellor Dhe kur nuk e shoh Imagjinata ime e krijon Jam kjo që jam Nuk dua të ndryshoj Per askend që më gjykon Jam kjo që jam Jeta dyert i ka hapur Si per ty Ashtu edhe per mua Jam kjo që jam Nuk shqetesoj kerkend Me ekzistencen time Jam kjo që jam Dhe kam dëshirë të jetoj jeten në pafundsine time.

April 10, 2017 ©AniLaErinDi Frymezim nga poezia "Je suis comme je suis" poesie de Jacques Prévert 

Recent Posts

See All
Më the....

Më the .... Të dëgjova tek flisje me mua Të dëgjova tek më rrëfeje Çdo ditë hapat e tua Tek me flisje për vendin tim Edhe vendin tënd...

 
 
 

Comments


bottom of page