top of page

Joshja

  • Writer: Anila Erindi
    Anila Erindi
  • Apr 11, 2017
  • 1 min read

Ishte joshja

që më dehu

pa ngritur

gotën e rakisë

Ishte joshja

që më ledhatoi

ëmbël tek më vinte

në gjumë.

Ishte joshja

që më mori

frymen e fundit

pasi të pashë.

Ishte joshja

që më rrëmbeu

fjalën kur ty

doja të të flisja.

Ishte joshja

që më verboi

vezullimin

e syve të zinj.

Ishte joshja

që më grabiti

zemrën

kur ti më qeshe.

Ishte joshja

që më trazoi

shpirtin

kur të pashë.

Ishte joshja

që më beri të vuaja

s'e kisha rene

në dashuri. 

Prill 9, 2017

©AniLaErinDi

Recent Posts

See All
Më the....

Më the .... Të dëgjova tek flisje me mua Të dëgjova tek më rrëfeje Çdo ditë hapat e tua Tek me flisje për vendin tim Edhe vendin tënd...

 
 
 

Comments


bottom of page