top of page

Jeta forcën humb !

  • ©AniLaErinDi
  • Apr 19, 2017
  • 1 min read

Mendoje s'e ishe e fortë,

mendoje s'e malin e çaje,

mendoje s'e dhimbjen e kaloje,

mendoje s'e pathyer ti ishe

harroje që ishe njerëzore

me shpirt e zemër jetoje.

Jeta të ven në provë,

jeta dhimbjen të jep,

jeta dashurinë ta verbon,

jeta optimizmin e harron,

jeta është e vërteta syhapur,

ashtu brishtë para teje qëndron.

Jeta humb forcën

e të mbijetuarit,

atë force që lypi prej jush,

me mish me gjak,

kur ju e përbuzni, ju nuk e doni

ajo shpejt shuhet,

jo jeta më s'ekziston

kthehet në force të harrruar

në forcë që s'ka ngjyra s'ka nocion.

Buzëqeshja, rrezatimi,

e mbajtën në kembë gjer sot

ditët kalojne, buzëqeshja venitet

forca gravitazionale bie

atje në fund si hiri shtrihet

pergjatë mbi token e thatë

ku as gjëmbi s'rritet,

atje ai mbet copz ashkël i ngratë ....

5 Prill 2017

©AniLaErinDi

Recent Posts

See All
Më the....

Më the .... Të dëgjova tek flisje me mua Të dëgjova tek më rrëfeje Çdo ditë hapat e tua Tek me flisje për vendin tim Edhe vendin tënd...

 
 
 

Comments


bottom of page