Zhurma dhe heshtja
- Anila Erindi

- Apr 20, 2017
- 1 min read
Une jam zhurma,
heshtja je ti
jemi një botë të ndarë
edhe pse në brendësi
digjemi të dy.
A thua bashkë të dy
këmbë-kryq një ditë,
paqen mes nesh
do ta kërkojmë.
A thua bashkë të dy
një ditë-natë
do ulemi të bisedojmë.
A thua mes nesh
ekzistencën
vazhdimësi
do ta studiojmë.
A thua mes nesh
në një ditë të bukur,
do të lindi ajo miqësi?
A s'me thua moj
e ëmbla heshtje
kjo zhurma është
mike për Ty ?
20 Prill 2017
©AniLaErinDi


Comments