Mos e bëj - zemrën gur...
- Anila Erindi

- Apr 21, 2017
- 1 min read
Mos e bëj - zemrën gur...
************************
Degjoja gjyshen,
ne vegjëli shpesh më thoshte,
vajzë mos e bej zemrën gur,
me vete mendoja,
ç'fsheh brenda ky gur ?
Zemrën - gur ?
Me vete dyshoja...
Te kthehej ne gur, thosha ?
Kush, kjo zemer e brishtë ?
Kush, kjo zemer e ëmbël ?
Kush, kjo zemer e pafajshme?
Ulur, buzë atij valsi ujor,
pertej, në bregun e kalter,
e shoh shfaqur si mburojë,
e gdhendur madhërisht,
shkrirë me ngjyrat e sfondit,
të peisazhit gri e paqësor
hijshëm tek i falet natyrës
me virgjërinë e përjetshme.
Symbyllur e dalloje,
atë gur të skalitur në zemër,
shfaqur me madheshtine e tij,
atje buze-bregut të kalter,
me argjend stolisur nder vite,
shtrirë egërsisht në brigjet,
që natyra i pati thurur.
E mrekulluar,
Shijoje bukurinë e tij virgjerore,
madheshtinë në formë zemërore,
krenarinë faqosur me ngjyrat kalterore,
e heshtur nga larg gjyshen degjoje,
vajzë, kurrë mos e bej zemrën gur....
29 Mars 2017
@AniLaErinDi
Posted fb 29 Mars 2017
Photo : Anna Linda



Comments