top of page

Dhimbje "de l'etre humain"

  • Writer: Anila Erindi
    Anila Erindi
  • Apr 24, 2017
  • 1 min read

Dhimbje "de l'etre humain "

*************************

Fytyra jote e bardhë,

Sot me lëndoi,

Padashur,

Sot më gjakosi,

Sytë e tu të qeshur,

Sot më vranë,

Ëmbëlsia jote,

Sot më hidhëroi,

Flokët kaçurrela,

Sot më kthyen,

Botën së prapthi,

Buzëqeshja jote,

Sot më preu krahët,

Në çikëza çikëza.

Atë ç'ka thua,

Në paraqitje,

Sot nuk e thua,

Me shpirt,

Shoh një të qeshur,

Të bukur,

Në formë gjeometrike,

Të transformuar,

"De l'etre humain".

Shoh një ngrohje,

Në akullnaje,

Që kërkon,

Diellin ta shkrijë,

Shoh pak ngjyra,

T'ylberit,

Sot tek Ti,

Më bën të qaj,

Të trishtohem,

Të përgjërohem,

S'e vetë ngjyra,

E jetës je Ti.

24 Prill 2017

©AniLaErinDi

Recent Posts

See All
Më the....

Më the .... Të dëgjova tek flisje me mua Të dëgjova tek më rrëfeje Çdo ditë hapat e tua Tek me flisje për vendin tim Edhe vendin tënd...

 
 
 

Comments


bottom of page