Njat dashni**
- ©AniLaErinDi
- May 9, 2017
- 1 min read
At’mbramje pranvere,
t'prita ..t'prita,
ja ku erdhe ti.
Na folm e qeshm,
s' bashku
e damë,
t’vetmen dashni.
At’ ditë t'çelun,
me diell... ja ku
u gjendme të dy.
As era e marrë,
s'na stepi,
tuj u ngroh,
sy me sy.
Ish shikimi
i brishtë
ish zani
i pafajshëm,
prekja sa e ambël,
e ndezën
prushin n’gji.
…....
Momentet
e bukra kalune,
lumenjt'
nga shtrati vërshune,
zogjte tan’
nalt kokat çune,
n'cicerima,
për njat t'marre
dashni.....
1 Maj 2016
©AniLaErinDi
Painting by Kamalas Das " crazy love"



Comments