top of page

Rrebesh**

  • Writer: Anila Erindi
    Anila Erindi
  • May 10, 2017
  • 1 min read

Buçiste qielli,

Ulërinte qielli,

gjëmonte.

qielli klithma lëshonte.

Nxinte qielli,

Uf e puff qielli

Qielli lebetitur

mallkimin çlironte.

Ate qiell,

vajza s'e shikonte,

indiferente,

një tjeter kozmos dashuronte.

Heshtj’e saj,

si mjegulla,

horizonteve flotonte,

Mllefdehur

si zuzar, qielli

rrugëve bredheronte.

Buçimtar qielli

per cdo dite

vajzen gjurmonte

Ate, sykaltren

Gjekund se dallonte..

Syrënduar qielli

Shi e bresher mbarsur

C’ka quante “dashuri kish humbur”

Ish koha per tu zbrazur….

MSX redaktim 12 Maj

30 April 2017

©AniLaErinDi

Fb Djepi 10 Maj 

Recent Posts

See All
Më the....

Më the .... Të dëgjova tek flisje me mua Të dëgjova tek më rrëfeje Çdo ditë hapat e tua Tek me flisje për vendin tim Edhe vendin tënd...

 
 
 

Comments


bottom of page