Violë
- Anila Erindi

- May 15, 2017
- 1 min read
Violë emrin,
lules ia more
çel në bahçe, kopshte,
lëndina e bregore.
Zemër bardhë,
bujare ti je,
shpirtin me mirësi,
zemrën plot dashuri.
Dielli rrezaton,
si floket e tu,
nata shkelqen,
ne sytë e tu.
Bukurinë magjike,
shpirti ta reflekton,
nje zonjë fisnike,
ti perfaqson.
Vitet per ty
s'duan me thanë kurrgja
me bukuri i mposht
je me e fortë se ata.
Viola e fushës,
me lakmi të shikon,
të dyja nje emër kemi
violë që rrezaton,
me ngjyra të mrekullon ...
15 Maj 2017
©AniLaErinDi


Comments