top of page

Mbyll syte qiriu

  • ©AniLaErinDi
  • May 18, 2017
  • 1 min read

Mbyll sytë qiriu

***************

Mbyll sytë qiriu

gojekyçur

ne heshtje

kerkon me endje

shijen tende te perpije

me paqen të paqësoje.

Gishterinjte e hollë

tejet depërtojnë

tek përshkojnë

flokët e shpupurisur.

Heshtja prek

pafolur

gjithkund

qënien tënde.

Nata

ndjen fshehtaz

përkëdheljen

nën mburojen

e nxehur nga djegia.

Trupi njomështor

ngjyre krem karamel

gëlltit si falkoi

gradualisht

me krahet e tij

të fuqishëm

atë engjelloren

te pafajshmen

...brishtesinë.

Duart egërsisht

ndukin pareshtur

forcen shpirtërore

të pambrojtur,

te paprekur,

të harruar diku,

mes viteve

në djepin e kohes.

Puthjet e saj

të pafundme,

përshkojne

gjithkund

bardhesinë e shkrirë,

nën shkëlqimin

e strukur

mes hijeve të nates,

në rrezatimin e flakur

të hedhur atje tej

në shtratin e magjisë

ne katakomb te mrekullisë

të djegur brenda djegësise

të djegur mes zymtesine

se dhomes pa drita.

..............

Errësirë

pakëz ndriçim qiriu,

dritëz për njerinë,

andaj i heshtur,

me vetminë

mbylli syte qiriu....

26 Prill 2017

@AnilaErindi

Saatchi Art : Still life with a candle

Painting:Olga Luchkina

Recent Posts

See All
Më the....

Më the .... Të dëgjova tek flisje me mua Të dëgjova tek më rrëfeje Çdo ditë hapat e tua Tek me flisje për vendin tim Edhe vendin tënd...

 
 
 

Comments


bottom of page