Mall për ty
- Anila Erindi

- May 20, 2017
- 1 min read
Kam mall,
Sa mall,
E vdekur
Për sytë e tu,
Malli me merr
Të të shoh
Të heshtur,
Ashtu në errësirë
Ku ngjyra
Bojeqiellt',
Ndriçon rrugën
Si fari anijes.
Kam mall,
Sa mall,
Të prek
Flokët e tu kaçurrela,
Që shpesh
Bien mbi sy
Dhe me shkujdesje
I largon
Nga balli
I gjerë.
Kam mall,
Sa mall,
Edhe nje herë të ulem
Në sytë e tu
Të gëlltis
Një pikë loti
Dhe të kaperdij
Atë ç'ka mbeti
Në fyt
Nga shija
E hidhur
Që me la
Malli për ty.
Kam mall,
Sa mall,
Të hyj
Në kraharorin tënd,
Të më shtrëngosh
Pafund
Ashtu sikur më do
Të më puthesh
Lotët e kripur
Nga cepi syrit
Të më njomësh
Buzët e thara
Si atë lulen
E shkretëtirës.
15 Maj 2017
©AniLaErinDi


Comments