top of page

Aroma e gjyshes

  • Writer: Anila Erindi
    Anila Erindi
  • May 26, 2017
  • 1 min read

Ashtu e heshtur

pa trokitur

gjendesha në dhomen e saj

mes erresirës pus.

Ngjitesha mbi sënduk

ngrija jorganin me lule

të mbushur me turra leshi

tjerrë nga duart e saj

të rrudhura e të lodhura

dhe zhytesha brenda.

Nuk bëja zë

i hapja vend vetes ngadalë

nën jorgan,

e përkëdhelja në gushë

se mos më zbonte

ik ...shko në krevatin tënd,

dhe e perqafoja fort.

Gishtërinjte e mi

kalonin lehtë,

ndër flokët me fije t'argjendta

të mpleksura me hijeshinë

e bardhë të pleqërisë.

Ja përdridhja flokët

në kaçurrela rrotull gishtit

nën shaminë e zëzë

që ajo mbante ditë e natë.

Kokën e mbaja

strukur thellë

në gjirin e saj

të thithja aromen "e llamsur"

siç e quante

atë sapunit venus.

.........

Mëngjesi zbardhte

gjyshja e sapo zgjuar,

vinte duart në kokë,

shihte atë lëmsh kaçurrelash

duke më thënë,

pu pu moj çupë

ç'mi plekse flokët kështu ?

Une heshtur qeshja

nder dhëmbë gëzuar

përsëri edhe sonte

pata shijuar

aromën e saj.....

24 Maj 2017

©AniLaErinDi

Painting by Karl Brullof 1829

Recent Posts

See All
Më the....

Më the .... Të dëgjova tek flisje me mua Të dëgjova tek më rrëfeje Çdo ditë hapat e tua Tek me flisje për vendin tim Edhe vendin tënd...

 
 
 

Comments


bottom of page