Hipokrizinë
- Anila Erindi

- May 31, 2017
- 1 min read
Dikur pyeta hipokrizine
të lutem eja tek une
ajo...mu pergjigj
ti vajze ke çiltersine
nuk ke ç'me do mua.
E kerkova përsëri
hipokrizinë
i thashe në harmoni
me ty dua te shkoj
ajo heshtur mu pergjigj
vazhdo siç je
në distance
të dashuroj.
E pamposhtur në kerkim
iu ktheva perseri
hipokrizi hapa
vend per ty
më tha ... me ate
shpirt tere pasterti
nuk mund të na mbash
si dy kunguj nen sqetull
nuk puqemi të dy.
@AniLaErinDi
31 Maj 2017



Comments