top of page

Një Qershori

  • Writer: Anila Erindi
    Anila Erindi
  • Jun 1, 2017
  • 1 min read

Një Qershori

************

Një Qershori

një Qershori

erdhi , erdhi

plot gezim

erdhi një Qershori

edhe në vendin tim.

Femija i gezuar

nëpër rrugë

vrapon,

një Qershori

festa jone .. thotë

sa ëmbël tingëllon.

Të lumtur fëmijët

dorë për dorë

mbledhur,

qeshin, lodrojnë,

argëtojnë,

këngë një Qershorit,

me dashuri

i këndojnë.

Fëmijët si zogjtë

në rrugëzat

cicërojnë,

shkëndija gëzimi

sytë u rrezatojnë,

qeshin bëjnë shaka

harlisin defrejnë,

në çdo anë

të globit

fëmijët shëmbëllejnë.

Flasin

me pastërti,

buzëqeshin

me pafajsi,

mbartin t'bukrën

thjeshtësi,

të shohin me sytë

e dashurisë,

jo s'njohin hipokrizi,

fëmijet dhurojnë,

ëmbëlsisht

at'çiltersi.

Një Qershorin

Gëzuar,

të dashur fëmijë

ju perqafojmë

ju puthim

me plot miresi.

Ditën ta gezoni

respektin

e përuljen tonë

vogëlushë

Ju sot meritoni.

1 Qershor 2017

@AniLaErinDi

Kujtim nga sheshi Skenderbej

***vite te shkuara kur ishim fëmijë ***

Recent Posts

See All
Më the....

Më the .... Të dëgjova tek flisje me mua Të dëgjova tek më rrëfeje Çdo ditë hapat e tua Tek me flisje për vendin tim Edhe vendin tënd...

 
 
 

Comments


bottom of page