Jemi larg por ndjehemi pranë......atje këtu deti na ndan.....
- ©AniLaErinDi
- Jun 2, 2017
- 1 min read
Shoh detin e kaltër
dhe diellin plot shkëlqim
zhytur në mendime
mbyll sytë
e ndjej trishtim.
Aty në çast kuptoj
sa larg je shpirti im
lotët në rrëzë të syrit
rrjedhin, varg pashterim.
Vërtet e dashur
larg jam
por zemrën
pranë teje e kam.
Ndaj shtojzavallë
për mua mos vajto,
mbyll sytë dhe e heshtur
përkrah teje më imagjino.
Sa herë të më duash
një fjalë më dërgo
mes dallgeve
mes stuhisë,
në detin e kaltër
larg në horizont
imazhin tim dallo.
Me dorë
të përshëndet
me valën
të përkëdhel
lotët e syve
me frymë ti largoj
përqafim diellor
moj zemër t'ofroj.
1 qershor 2017
@AniLaErinDi
"Sea of Love" painting by Leonid Afremov



Comments