top of page

T'thirri "dorë zojë"

  • Writer: Anila Erindi
    Anila Erindi
  • Jun 2, 2017
  • 1 min read

Je brishtë

dhe e njomë

je e imët e bukur

za s'ban m'rri strukur.

Diku ndër shkurre

t'kam pas gjet

ditën u çelun

nadi tuj fjet.

Dale ka dale t'prekun

se n'dorë mos

m'thyheshe

langun ta thithja

me aromën tande

më m'mbyte.

Ngjyrat e tua

t'bardha, t'verdha,

dhe t'rozta

mbulonin mengjeseve

baçet e kopeshte.

Emën të veçantë

e kishe ti maj lule

t'thirrna "dorë zojë"

at' dorë ta puthi me përulje.

31 Maj 2017

@AniLaErinDi

Recent Posts

See All
Më the....

Më the .... Të dëgjova tek flisje me mua Të dëgjova tek më rrëfeje Çdo ditë hapat e tua Tek me flisje për vendin tim Edhe vendin tënd...

 
 
 

Comments


bottom of page