top of page

Tha vajza ....

  • ©AniLaErinDi
  • Jun 8, 2017
  • 1 min read


Tha vajza ....

Sytë tha vajza ...të mundoheshe me vëmendje të mi shihje lotët me mëngët e bluzes do t'mi fshije. Fjalët tha vajza ...më shterën në fyt si halë peshku pa dashje m'u bllokuan. Trupin tha vajza ...të tentoje të ma prekje dridhje sizmike pareshtur do të ndjeje. Zemrën tha vajza... sikur ashtu kot të ma lexoje nuk do të mundje të më lëndoje. Tha vajza..... me zërin e mekur para se të largohej nga tablloja afishuar në hyrje të muzeut.....

Prill 2017 @AniLaErinDi

Foto: Audrey Hepburn (1961) scene fromThe Children’s Hour (LA) Photo by RalphCrane  

Recent Posts

See All
Më the....

Më the .... Të dëgjova tek flisje me mua Të dëgjova tek më rrëfeje Çdo ditë hapat e tua Tek me flisje për vendin tim Edhe vendin tënd...

 
 
 

Comments


bottom of page