top of page

Disa njerëz

  • ©AniLaErinDi
  • Jun 12, 2017
  • 1 min read

Disa njerëz

kanë veç dashuri në sy

disa njerëz

kanë armë të fshehtë thjeshtësinë

disa njerëz

kanë veç buzeqeshjen në buzë

disa njerëz

kanë veç gezimin ne shpirt

disa njerëz

dhurojnë gjithçka ashtu natyrshëm

pa asnjë lloj kushtëzimi

disa njerëz

te krijojnë nje lidhje shpirtërore

që të bën të ndjehesh me krahë

disa njerëz

të lexojnë sikur të njohin qysh fëmijë

disa njerëz

kanë ardhur në këtë botë

veç me mirësinë në zemër

disa njerëz...

më bëjnë të lumtur

që kanë kryqëzuar rrugën time

disa njerez ....

nuk gjen fjalë të shprehësh mirënjohjen

veç falemners nuk mjafton...

12 qershor 2017

@AniLa ErinDi

Recent Posts

See All
Më the....

Më the .... Të dëgjova tek flisje me mua Të dëgjova tek më rrëfeje Çdo ditë hapat e tua Tek me flisje për vendin tim Edhe vendin tënd...

 
 
 

Comments


bottom of page