Njerëz
- Anila Erindi

- Jun 13, 2017
- 1 min read
Njerëz
*******
Njerëz
të etur
përse , për
një gllënke ujë
Njerëz
të babëzitur, të pangrenë
përse, për
nje krodhe bukë
Njerëz
të zhveshur, të lakuriqte
kokeqethur
kembezbathur
por me një ngrohtesi shpirtërore.
Njerëz
të etur per dashuri
por që nuk i don
kërrkush.
Njerëz
të dashuruar
por që kanë frikë "të dua"
dhe nuk bien në dashuri.
Njerëz
që adhurojne qiellin gri
dhe në sytë e tyre
kane veç kaltersi.
Njerëz
të larë kokë këmbë me flori
por të varfër
në thellësi të shpirtit.
Njerëz
që kanë universin përpara
por kanë syze
fund kavanozi dhe s'arrijne ta shohin.
Njerëz
të apasionuar
pas profesionit
dhe në enderra ushqehen me profession.
Njerëz
të çdo lloj ngjyre
që të falin edhe
kemishen e vetme te trupit.
Njerëz
të çdo forme
por që shohin veçse
bukurinë tek shpirti tjeter.
Njerëz
të mbyllur
si ne guackë
me ndrojtjen tyre
dhe nuk mund ti nxjerrin tentakulat.
Njerëz
që dashurojne lulen
dhe jeta e tyre
eshte e lulezuar.
Njerëz ...
@AniLa ErinDi
13 qershor 2017


Comments