top of page

Nga dritarja jeme e largët

  • Writer: Anila Erindi
    Anila Erindi
  • Jun 19, 2017
  • 1 min read

Nga dritarja jeme e largët

shoh sytë e tu t'mrekullueshem

që m'lane magjepshem me gojë hapur.

Nga dritarja jeme e largët

ndjej parfumin e trupit tend

tuj m' kujtu lule livandon e lendinave.

Nga dritarja jeme e largët

buçet zani muzikes tande me amëlsi

tuj ma ngrit peshë shpirtin tem.

Nga dritarja jeme e largët

n'digjoj guguzhitjen e pulëbardhave

tuj sjelli habere nga përtej oqeanit.

Nga dritarja jeme e largët

ndie prekjen e duarve t' tua magjike

si duar fëmije me exploru ç'ka sheh syni.

Nga dritarja jeme e largët

n'dëgjoj rrahjet t'pareshtura t'zemrës tande

që ngjan me një marathonomak.

Nga dritarja jeme e largët

shoh shkëlqimin e rrezeve t'arta

që m' ndijnë rrugen t'eci me hapa galopante.

Nga dritarja jeme e largët

thith frymën tande t'bekume

që me jep forcë e frymëzim t'jetoj.

16 qershor 2017

@AniLaErinDi

Painting by Vladimir Kush

Recent Posts

See All
Më the....

Më the .... Të dëgjova tek flisje me mua Të dëgjova tek më rrëfeje Çdo ditë hapat e tua Tek me flisje për vendin tim Edhe vendin tënd...

 
 
 

Comments


bottom of page