top of page

Dy kaltërsi

  • Writer: Anila Erindi
    Anila Erindi
  • Jul 12, 2017
  • 1 min read

Dy kaltërsi

**********

Deti n'kaltërsi

më fton

të hyj brenda

në gjirin e tij.

Dallga e bardhë

më përgjëron

të lodroj

me të në thellësi.

Përdore

heshtas m'tërheki

kadalë me m' fut

n'tanden ngrohtësi.

Të dal,

jo s'ma ka anda,

pafundsisht dua

o det me ty të rrij.

Të them

ka ardh

koha me dal

si t'ja baj s'e di?

Qielli aty pranë

xheloz

seç m'shkel

njat blue sy

tuj m'thanë,

moj tamarrsha

po ti mendoju nji fije,

jena bashk dy

t'vëzhgoj dhe un ty.

Amël

m' tingëllon

kjo fjalë

kur pranë meje

jeni ba tash dy

më thuaj si mujt

me i rezistu

asaj t'bukrës,

tujës kaltërsi !

4 Korrik 2017

©AniLaErinDi

Recent Posts

See All
Më the....

Më the .... Të dëgjova tek flisje me mua Të dëgjova tek më rrëfeje Çdo ditë hapat e tua Tek me flisje për vendin tim Edhe vendin tënd...

 
 
 

Comments


bottom of page